Flash News

KRYESORE

"Hotin s'e pengon kush! Nëse marrëveshja e shpëton Kosovën, le ta nënshkruaj", Bushati i përgjigjet Sejaminit: Ky nuk merr vesh

"Hotin s'e pengon kush! Nëse marrëveshja e shpëton

“Nëse marrëveshja është kaq e mirë, pse nuk e nënshkruan Hoti?”

Kjo është pyetja që ushtron analisti Neritan Sejamini përballë teorive konspirative se në prapaskenë të aktakuzave ndaj Thaçit, qëndron një plan i BE-së për bllokimin e nënshkrimit të një marrëveshje në Ëashington në 27 qeshor midis Kosovës dhe Serbisë nën bekimin amerikan- çka zyrtarisht do të përbënte një trofe për Trump, duke lënë një hap pas pas europianët në çështjen e Kosovës, por që mund të jepte efektet e veta edhe në strategjinë politike të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse kjo marrëveshje është kaq e mirë atëherë pas dy javësh ta firmosë kryeministri Hoti. Meqë kjo marrëveshje e shpëton Kosovën ta nënshkrojë Hoti. Hoti nuk thirret nga Gjykata, nuk e pengon kush të udhëtojë drejt SHBA-së, mund ta nënshkrojë pas dy javësh”, tha Sejamini.

Mirëpo, kësaj pyetje të goditur të Sejaminit, i ka ardhur një konstatim i papritur i Bushatit, i cili thotë:

“Po ky është kot, nuk di asgjë për marrëveshjen”.

Të fundit