Flash News

KRYESORE

Hoxha flet për bosin Altin Hajri: U arrestua nga Policia e Shtetit, por u lirua shpejt

Hoxha flet për bosin Altin Hajri: U arrestua nga Policia e Shtetit, por u

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për bosin e drogës Altin Hajri, i cili akuzohet bashkë me pjesëtarë të familjes së tij se janë të përfshirë në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 49 vjeçarit Jak Prenga.

Viktima u morr peng për shkak të prishjes së pazareve mes vëllait të tij, Astritit dhe Altinit.

“Familja Hajri nuk ka qenë e ekspozuar në ngjarje me pengmarrje, por ka histori të gjatë në trafikun e lëndëve narkotike. Është një nga emrat që italianët e kanë mbajtur në mbikqyrje. Altin Hajri është shpallur në kërkim, pasi janë kapur mbi 1 ton lëndë narkotike. Ky e merrte vetë në Afganistan dhe e shpërndante në Itali, por çuditërisht nuk u kap dhe u hoq kërkimi ndërkombëtar. Kishim fushatën e zgjedhjeve të 2017, kemi parë përgjime të shumë personazheve të botës së krimit dhe lidhjet me politikën. Grupi Hajri ka qenë i përfshirë në koalicionin me një nga partitë që qeverisnin vendin. Policia e Shtetit në atë kohë ka kërkuar të veprojë por ka pasur pengesa, Adriatik Llalla ishte në atë kohë Prokuror i vendit”, deklaroi Hoxha për Abc news.

Ai tregoi se para fushatës elektorale pati një operacion, ku Altin Hajri u arrestua në Shijak, por u lirua pas pak orësh. “Vetëm disa orë më vonë është ndërhyrë dhe është kërkuar që ky person të lirohet, më vonë është shkarkuar drejtori i policisë. Ky grup është fuqizuar kaq shumë sepse ka pasur mbrojtje politike. Të rrëmbesh një person në mes të Kamzës gjatë ditës dhe ta zhdukësh atë, e të mos gjendet as gjurmë e asgjë, e bën dikush që është i sigurt që nuk do të ndiqet.”.

Të fundit