Flash News

KRYESORE

Hoxha: Kam rrezikuar jetën time për të paraqitur prova, nuk më thirri kurrë Prokuroria

Hoxha: Kam rrezikuar jetën time për të paraqitur prova, nuk

I ftuar në “News 24” gazetari investigativë Artan Hoxha ka deklaruar se pavarësisht se  ai vetë ka paraqitur një numër të madh provash dhe faktesh asnjëherë nuk është thirrur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij. Gjithashtu ai shprehet se çështja ‘Tahiri’ do të jetë një tregues për tregues për  Reformës në Drejtësi.

"Gjeja që më shqetëson është se po penalizohet një mundësi e mirë për të arrestuar përgjegjësit e vërtetë. Unë kam sakrifikuar veten time dhe kameramanin time për të shkuar të marrë pamje nga parcelat me  kanabis dhe nuk me kane thirrur asnjëherë që të dëshmojë për ato prova që kam paraqitur. E di pse nuk ka kanabis ketë vit, sepse nuk do kryeministri.

Jam skeptik sepse nuk dua që prokurori të japë një mundësi që trafikantët e mëdhenj, jo Habilaj e te tillë, por këta që rrinë me kollare ne Tiranë dhe nuk paguajnë asnjë taksë. Kjo histori kështu si po ndodhë është një fakt tjetër që reforma në drejtësi nuk do të shkojë ashtu siç duhet. Nga kjo reformë do të vazhdojë të futen në burg fukarenjtë dhe kultivuesit, jo bosat e vërtetë", shprehet gazetari Hoxha.

Të fundit