Flash News

KRYESORE

Hoxha zbardh detajet nga aksioni për eliminimin e 71-vjeçarit: RENEA sot shmangi një tragjedi, mund të ishte rrafshuar pallati    

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje tronditëse mbi operacionin që pas pesë orë negociatash, përfundoi me ekzekutimin e 71-vjeçarit Lutfi Zhidru në Elbasan.

I ftuar në ‘Opinion’, Hoxha tha se policia nuk ishte e informuar se i moshuari fshihte në banesë një arsenal me municione që nëse do të kishin shpërthyer, siç Zhidru ishte përgatitur, do të ishte shkaktuar një tragjedi dhe mund të shkaktonte shembjen e pallatit ku ai banonte, pasi ishte edhe godinë e vjetër.

“RENEA sot ka shmangur një tragjedi në Elbasan. RENEA vendosi tre snajpera, por nuk e dinte se brenda kishte eksploziv dhe minë me bombol gazi dhe po të shpërthente në atë pallat të vjetër, do kishte ndodhur tragjedia.

Zhidrun e kanë marrë njerëz nga Gjermania për të negociuar, por ai ishte i vendosur për të mos u dorëzuar. Kur u pa se nuk po lodhej dhe po errej, RENEA hodhi granate strum e më pas gaz nervor për ta hutuar, por ai dukej se kishte njohuri ushtarake pasi kishte marrë peshqir me ujë dhe e kishte vendosur në fytyrë.

Pas derës së banesë kishte vendosur lavatrice në korridor, njihte teknikat e mbrojtjes. Kur u humb mundësia që të dorëzohej, RENEA me mburojën në dorë negociuan në afërsi. Një nga punonjësit tentoi që të godasë derën, por ai ka reaguar dhe ka hapur zjarr. Në atë moment trupa që ishte aty nuk reagoi dhe i është dhënë komanda snajperit për të qëlluar dhe u godit me një plumb në kokë.

RENEA nuk e dinte më pas nëse ka vdekur. Kanë futur qenien fillimisht dhe kur kuptuan se ai nuk është gjallë kanë hyrë brenda dhe kanë gjetur municionet gati për të shpërthyer.

Kur RENEA hyri brenda ka parë se ka qenë një rrezik i madh me arsenalin e municionit që mund të rrafshonin pallatin. Më habit fakti se Policia lokale nuk kishte asnjë informacion që një person i tillë, dispononte një arsenal eksplozivi”, tha Hoxha.

Të fundit