Flash News

KRYESORE

Hoxhaj në Arabinë Saudite, takohet me ish-shefin e Shërbimit Sekret: E vlerësojmë mbështetjen tuaj, por jemi të zhgënjyer me vendet e tjera arabe

Hoxhaj në Arabinë Saudite, takohet me ish-shefin e Shërbimit

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar në Arabinë Saudite me Princin Turki bin Faisal Al Saud, me të cilin ka diskutuar për çështjet e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme. Hoxhaj ka falenderuar Faisal Al Saud për mbështetjen që Riadi i ka dhënë Prishtinës në dy dekadat e fundit.

Zv/kryeministri kosovar ka qenë gjithashtu i ftuar në forumin ‘King Faisal Foundation’, që drejtohet nga Faisal Al Saud, i cili ka shërbyer më parë si shef i Shërbimit Sekret saudit dhe ambasador në SHBA.

Gjatë diskutimit, Hoxhaj duke vlerësuar edhe njëherë tjetër mbështetjen e Arabisë Saudite, ka shprehur zhgënjimin për mungesën e njohjes së Kosovës nga shumë shtete arabe.

8 nga 22 shtete të Ligës Arabe nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Të fundit