Flash News

KRYESORE

Hoxhë Ahmed Kalaja: Nëse një serb pranon islamin, bëhet vëllai im

Hoxhë Ahmed Kalaja: Nëse një serb pranon islamin, bëhet

Hoxhë Ahmed Kalaja ka deklaruar gjatë një ligjerate se serbët që kthehen në myslimanë i konsideron si vëllezërit e tij.

“Një serb kishte pranuar islamin në Jordani. A është vëllai ynë apo jo? Serb është ai. A u bë mysliman? Vëlla ore e kam. Ore çifut është ai tjetri, vëllai ynë, sepse ka pranuar islamin”, deklaron Kalaja.

Hoxhë Kalaja, që drejton një prej xhamive më të mëdha në Tiranë, thotë se islami nuk i njeh kufijtë (etnik dhe shtetëror).

Megjithatë, kjo deklaratë e hoxhës është kritikuar nga shumë besimtarë myslimanë shqiptarë. Të shumtë janë ata që deklarojnë se myslimanët shqiptarë kanë vëllezër shqiptarët ortodoksë dhe katolikë, e vëtëm në këtë aspekt mund të flitet për vëllazëri shqiptare.

Të fundit