Flash News

KRYESORE

Hoyt Yee letër Arbana Xharrës: Shërbimi për vendin me gazetarinë tuaj, tregues i nivelit të lartë të demokracisë

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit Hoyt Yee, përmes një letre ka dënuar sulmin fizik ndaj ish-gazetares Arbana Xharra, pas aderimit në politikë.

“Dëshiroj t'ju shpreh keqardhjen time të thellë për lëndimet që morët gjatë sulmit të tmerrshëm ndaj jush dhe ju dëshirojë shërim të shpejtë”, ka shkruar Yee në letrën e tij për Xharrën. 

“Ne kemi dënuar fuqishëm dhe publikisht sulmin dhe u bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të sjellin para drejtësisë ata që ju sulmuan”, thotë letra që e ka publikuar vetë ish-gazetarja në facebook. 

Tutje, Hoyt Yee thotë se SHBA’të do të vazhdojnë ta mbështesin Arbana Xharren, edhe në rrugëtim e saj politik, shkruan Gazeta Express. 

“Këmbëngulja juaj, përkushtimi dhe shërbimi për vendin tuaj, me anë të gazetarisë, ka shfaqur nivelin e lartë të idealizmit të demokracisë. SHBA do të vazhdojë të përkrah punën e guximshme të gazetarëve, liderëve politikë dhe të shoqërive cilivile, ashtu si ju, të cilët janë të përcaktuar të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka theksuar Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan në letrën e tij. 

Të fundit