Flash News

KRYESORE

Genta Mezini rrezikon mandatin si këshilltare, Kolegji Zgjedhor vendos të hënën

Genta Mezini rrezikon mandatin si këshilltare, Kolegji Zgjedhor vendos

Pas përjashtimit nga Levizja Socialiste për Integrim e dy këshilltarëve që dezertuan nga vija e partisë në mbledhjen e keshillit bashkiak, për këshilltaren Genta Mezini duket se nuk është mbyllur gjithçka me kaq. Mezini rrezikon mandatin si këshilltare e në këshillin bashkiak të Tiranës.

Një tjetër kandidate e LSI-së në listën emërore, Lindita Veliasi, pretendon se mandati është i saj, në këtë kontekst  ka dorëzuar dhe ankimim në KQZ dhe Kolegj Zgjedhor. Kjo e fundit pretendon se mandati i saj është anashkaluar në mënyrë të kundraligjshme. Për këtë çështje sipas hedhjes së shortit, Kolegji Zgjedhor do të zhvillojë ditën e hënë senacën gjyqësore. Shqiptarja.com

Të fundit