Flash News

KRYESORE

Ish-këshilltarja e LSI: Nuk mund të jem vegël e partisë që tjetër thotë e tjetër bën

Këshilltarja e përjashtuar tashmë nga LSI-së, Genta Mezini ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari. Nëpërmjet një postimi në facebook ish-këshilltarja e LSI-së për këshillin bashkiak të Tiranës, e cila votoi pro vendimit për rritjen e çmimit të ujit, shprehet se nuk mund të jetë një vegël qorre në dorë të LSI-së. Ajo e cilëson partinë që e përjashtoi si një parti, që tjetër thotë, tjetër bën dhe tjetër deklaron. Ndërkohë që shprehet e çliruar tashmë që ajo është në radhët e PS-së.

Statusi i plotë:

Nuk me habit fare tanime reagimi i LSI ndaj qendrimit tim qytetar dhe politik, ne respekt te votes se kryeqytetasve per koalicionin PS-LSI ne zgjedhjet e vitit 2015 qe e votuan masivisht Erion Veliajn dhe kete koalicion per Tiranen qe duam , jo per cfare duan partite sipas motit politik. Nese LSI doli ne opozite ne qershor te ketij viti, kjo s'eshte arsye per t'i vene kazmen Tiranes dhe per te bllokuar kryebashkiakun tone. Per me teper une nuk mund te jem vegel qorre e partise qe tjeter thote, tjeter ben, tjeter deklaron. Keshtu qe jam sinqerisht e cliruar qe i'u bashkova grupit te PS per te vazhduar te mbeshtes Erion Veliajn dhe Tiranen, sepse per kete e kemi marre voten dhe jo per te mbeshtetur LSI ne garen e saj qorre me PD , se kush eshte opozita e vertete! Sa per oligarket dhe regjimin e droges, une nuk njoh ndonje oligark dhe si mjeke jap receta per ilace.Po, e pranoj, qe s'di asnje ilac qe mund te kuroje te droguarit nga pushteti i pamerituar.

Të fundit