Flash News

KRYESORE

Siguria në plazhe, policia e Vlorës bllokon një gomone

Siguria në plazhe, policia e Vlorës bllokon një gomone

Pas aksidenteve të shumta që kanë ndodhur përgjatë vijës bregdetare këtë sezon veror, ku njëri prej tyre rezultoi me pasojë vdekjen e një trusitje ruse, ditën e sotme policia kufitare e Vlorës në kuadër të garantimit të sigurisë në plazhe ka bllokuar një gomone me dy motor në pronësi te shtetasit Erion Merkaj. Sipas njoftimit të policisë mjeti lundrues ka shkelur sigurinë në plazh dhe për pasojë është shoqëruar në pikën e bllokimit tek Porti i Jahteve, Marina Orikum, Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Sot ne date 29.07.2017, ora 12:30, Policia Kufitare e Vlorës ne zbatim te Plan Masash për garantimin e sigurisë ne plazhe ka bllokuar mjeti lundrues tip gomine, me emrin BLUPLUS, me dy motorra ne pronësi te shtetasit Erion Merkaj, nga Vlora. Ndaj mjetit do te merret masa administrative për shkak te shkeljes se rregullave te sigurisë ne plazhe. Mjeti u shoqërua ne piken e bllokimit te Porti Jahteve Marina Orikum, Vlore. Masa ekstreme do te merren ne vazhdimësi ndaj drejtuesve te mjeteve te cilat shkelin rregullat e siguresë ne plazhe.

Të fundit