Flash News

KRYESORE

Zv. Presidenti SHBA, Pence: Rusia një kërcënim i paparashikueshëm për shtetet baltike

Zv. Presidenti SHBA, Pence: Rusia një kërcënim i

Pas kërkesës që Rusia i drejtoi SHBA-së për të shkurtuar 755 anëtarë të personelit diplomatik nga Moska, ka ardhur dhe deklarata e zëvëndëspresidentit amerikan Mike Pence, ku në një takim me krerët e shteteve baltike, diplomati amerikan tha që kjo nuk e pengon angazhimin e SHBA-së ndaj aleatëve. Ndërkohë zëvëndëspresideneti i SHBA-së, gjatë takimit ka deklaruar se nuk ka kërcënim më të madh për shtetet baltike se sa “spektri i agresionit” nga Rusia, ndërsa ai premtoi mbështetje për aleatët e NATO-s, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.

“Në këtë moment Rusia përpiqet të ripërcaktojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë, të dëmtojë demokracitë e vendeve sovrane dhe të përçajë vendet e lira të Evropës. Nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundërshtojnë çdo përpjekje për të përdorur forcën, kërcënimet, apo ndikimin keqdashës në shtetet baltike apo kundër çdo aleati të traktatit”, ka deklaruar diplomati amerikan.

Të fundit