Flash News

KRYESORE

Bulqizë, fundoset rruga në afërsi të minierave, bie në humnerë mikrobusi

Bulqizë, fundoset rruga në afërsi të minierave, bie në

Ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, është fundosur një pjesë e rrugës që lidh qytetin me minierat, pikërisht në zonën D. Fundosja është konstatuar në 7 metra thellësi dhe 50 metra gjerësi.

Sipas të dhënave  në brendësi të humnerës ka rënë një mikrobus dhe një barakë. Ndërkohë baraka shërbente për qëndrimin e punëtorëve gjatë kohës së pushimit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz, pasi në atë moment nuk ka pasur asnjë minator në zonën që u fundos.

Ndërkohë është lajmëruar policia për të nisur hetimet nëse e gjitha ka ardhur si pasojë e shfrytëzimit pa kriter të minierës, specialistët shprehen se fenomeni është me rrezikshmëri të lartë, pasi po krijohen vatra të tjera

Të fundit