Flash News

KRYESORE

Gjykata e Apelit në Ankona njeh ndikimin e Kanunit, i jep mbrojtje ndërkombëtare shqiptarit

Gjykata e Apelit në Ankona njeh ndikimin e Kanunit, i jep mbrojtje

Efektet dhe ndikimi i Kanunit nuk njihen vetëm në vendin tonë, mesa duket edhe Gjykata e Apelit në Ankona në Itali e ka marr parasysh ndikimin që ka në shoqërinë shqiptare dhe për pasojë i ka garantuar mbrojtje ndërkombëtare një shtetasi shqiptar i cili ishte i dënuar në Itali me 14 vite burg për vrasje, por që rrezikohet nga e drejta kanunore edhe pas kryerjes së dënimit. Mediat italiane raportojnë se Kanuni nuk i përket vetëm historisë, por ekziston brenda kufijve të shtetit shqiptar.

Historia e shqiptarit në Itali?

Në Krishlindjen e vitit 2002 përballë një bari në Perugia shqiptari Alfred Gega humbi jetën gjatë një atentati të ideuar nga 7 shqiptarë të tjerë. Sot pas 14 vitesh burg, pasi ka kryer dënimin në Itali njëri nga 7 autorët e asaj nate, i cili nuk ishte ekzekutori, del nga burgu. Por edhe jashtë burgut për të nuk ka liri, pasi ekziston hakmarrja e familjarëve në bazë të drejtës kanunore.

Në kushte të tilla citojnë mediat italaine shqiptari duke patur frikë të kthehet në Shqipëri kërkon ndihmën e autoritetevë italiane për ti garantuar mbrojtje ndërkombëtare. Gjykata e Apelit, në vendimin e saj i referohet tekstualisht Kanunit dhe rreziqeve që sjell kthimi i tij në Shqipëri. Në këto kushte, tre gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Ankonës kanë vendosur që shtetasit shqiptar t’i ofrohet mbrojtja për çështje humanitare. Ndërkohë mediat italiane tashmë po ngrenë të tjera pikëpyetje se a duhen dhënë të tilla mbrojtje duke argumentuar se shqiptarët janë një nga popujt kryesorë të cilët kërkojën azil në vendet evropiane.pikëpyetje se a duhen dhënë të tilla mbrojtje duke argumentuar se shqiptarët janë një nga popujt kryesorë të cilët kërkojën azil në vendet evropiane.

Të fundit