Flash News

KRYESORE

Fushë-Arrëz, grabiten me dhunë një çift turistësh austriakë

Fushë-Arrëz, grabiten me dhunë një çift

Mbrëmjne e ditës së djeshme në zonën e Fushë –Arrëzit janë grabitur me dhunë dy turistë austriakë. Gjatë momentit që grabitësit janë afruar dhe i kanë plaçkitur, turistët po pushonin në anë të rrugës që të çon drejt Fierzës.

Sipas të dhënave paraprake mësohet pre e grabitjes kanë rënë dy shtetasit austriakë janë E.T 54 vjeçe dhe bashkëshorti i saj K.T 61 vjeç.

Çifti i turistëve austriak ka bërë menjëhërë kallëzim në polici për ngjarjen që iu ka ndodhur. Ndërkohë që kanë treguar se nën kërcënimin e armës, atyre iu janë marrë 700 euro dhe telefonat celular. Mësohet se grabitja e turistëve është bërë nga dy persona të paidentifikuar.

Megjithatë menjëherë pas denoncimit të rastit, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërsa sipas njoftimit të policisë së Tropojës deri më tani janë shoqëruar në polici katër persona të dyshuar.

Të fundit