Flash News

KRYESORE

Ndoka ironizon Ramën: Të rezultojnë zero shqetësime për zjarret nga dëgjesat publike

Ndoka ironizon Ramën: Të rezultojnë zero shqetësime për

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, nëpërmjet një statusi në facebook ka ironizuar me një shpoti therëse kreun e qeverisë Rama për qëndrimin që po mban ndaj situatës së shkaktuar nga zjarret në vend. Ndoka shkruan se kryeminstri nuk po merret me zjarret sepse asnjë socialist nuk ia ka kërkuar këtë në turin e dëgjesave publike.

Ndërsa vijon ironinë më tej duke thënë se i gjithë ky panik është shkaktuar nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili nga frika e shkarkimit, deklaroi se do të ketë tërmet.

Statusi i plotë:

Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij "pas pilafit"!

Zero shqetesim për zjarret'; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës!

Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!

 

 

Të fundit