Flash News

KRYESORE

Pushimet e pazakonta të Ledios së “Zonës së Lirë”

Ai është një nga personazhet më enigmatik të medias në vendin tonë, të gjithë e njohim si “Ledio Të Lutem”, ky është togfjalëshi që na vjen ndërmend të gjithëve sapo bëhet fjalë për regjisorin e emisionit “Zonë e Lirë”. Kureshtarët kushedi çfarë proporcionesh dhe mimikash mund t’i kenë vënë Ledios me mendjen e tyre. Megjithatë pavarësisht zgjedhjes së tij për të mos u ekspozuar, një gjë është e sigurt, ai është gjithmonë ndryshe në ato pak gjëra që komunikon me audio, por edhe në përzgjedhjen e tij për të kaluar pushimet në këto ditë të nxehta gushti.

Ledio po i kalon pushimet sëbashku me familjen në Canada dhe këtë e kemi parë edhe nëpërmjet postimeve të vazhdueshme që ai bën në instagram dhe facebook. Ditën e sotme ai ka vizituar një komunitet shumë të veçantë që jetojnë në Ontario. Bëhet fjalë për komunitetin fetar Amish, të cilët janë me origjinë kristiano-protestante e batiste, të themeluar në Zvicër në shek.XV, e të transferuar në SHBA që prej shek.XVI. Momentalisht komuniteti më i madh amish jeton në Ohio.

 

Të fundit