Flash News

KRYESORE

Ja arsyet që tregojnë se ajo është shoqja juaj më e mirë...

Ja arsyet që tregojnë se ajo është shoqja juaj më e

Është gjithmonë e rëndësishme në jetë që të kesh një mikeshë të ngushtë e cila të bëhet si një motër dhe udhëtare e pandarë, që të këshillon, ndan kohë me ty dhe ta bën jetën më të bukur. Nëse ju keni kaluar nëpër këto arsye shoqërore që do të lexoni mëposhtë, ateherë e keni gjetur miken e vërtetë.

  1. Ju i tregoni njëra-tjetrës të njëjtin tregim për afro pesëdhjetë herë

    E gjithmonë ju duket interesant.

  2. Të ka parë kur ke qenë keq

    Dhe ende të do.

  3. Familja saj është edhe e jotja

    Ju flisni hapur me prindërit e saj dhe shoqëroni me motrat e vëllezërit e shoqes, e madje ia njihni shumë mirë edhe dajat e tezet.

  4. Koha nuk është me rëndësi

    E kaloni kohën e nevrikosur duke e pritur dhe betoheni në heshtje, se nuk do t’i flisni më kurrë, por tashmë jeni mësuar me vonesën e saj dhe sapo ajo vjen, gjithçka harrohet.

  5. Nuk ia vëni veshin gjërave të vogla

    Harroni ta thërrisni për festa dhe ende nuk i keni blerë asgjë për ditëlindje, por për këto gjëra duhet të kujdesen tezet, apo jo?

  6. Ajo ju ka dëgjuar që ankoheni për të njëjtin njeri për mijëra herë

    Por, ju ende vazhdoni të ankoheni.

  7. Heshtja është flori

    Ju mund të flisni deri sa të zbardh dita, por edhe sikur të qëndroni pa thënë asnjë fjalë, shoqja juaj nuk e ka problem.

  8. Ajo e bën gjithçka të jetë e këndshme

    Prej pazarit në dyqan, deri tek vizita në supermarket, të gjitha tregimet që ajo i thotë, ty të tingëllojnë mirë.

  9. Ajo ju ka gjetur edhe miq të tjerë të mirë

    Njerëzit që e respektojnë atë, medoemos të respektojnë edhe ty, duke bërë që të jeni miq të mirë.

  10. Lumturia e saj është edhe e jotja

    Ju gëzoheni kur një shoqe diplomohet apo martohet, por prapë e keni një dozë xhelozie. E kjo nuk ndodhë me shoqen e ngushtë.

  11. Të ka qëndruar afër në kohërat më të vështira

    Është lehtë kur gjithçka shkon mirë. Ajo të ka qëndruar afër, kur ke qenë e sëmurë, e lodhur apo e palumtur.

  12. Nuk duhet të ndryshoni

    Mjafton të jeni vetja, sepse ajo tashmë ju njeh.

  13. Ajo gjithmonë të tregon të vërtetën

    Shoqet mund të mos tregojnë apo të mahiten. Por, ajo gjithmonë të tregon kur je duke e tepruar, apo se “nuk po të bëjnë këto rroba”.

  14. Pajtoheni se jeni ndryshe

    Mund të punoni në profesione të ndryshme dhe të keni dëshira krejt të kundërta, por prap nuk ju pengojnë dallimet.

  15. Gëzoheni sa herë që e shihni

    Sa herë që e shihni, ju përjetoni një ngazëllim të brendshëm, por jo gjithmonë e shprehni.

Të fundit