Flash News

KRYESORE

Ministrat teknikë, zbardhet raporti për zgjedhjet e 25 qershorit...

Ministrat teknikë, zbardhet raporti për zgjedhjet e 25 qershorit...

Ditën e sotme ministrat teknikë bënë të ditur aktin formal të largimit nga qeveria “Rama”. E megjithatë sëbashku me dorëheqjen e tyre, ata kanë gati edhe raportin përfundimtar për zgjedhjet e 25 qershorit.

Gjatë periudhës zgjedhore mësohet se ministrat teknikë kanë hasur përdorimin e parave të pista, si dhe kanë dokumentuar shitblerjen e votës dhe përdorimin e administratës dhe aseteve të saj në favor të partive të maxhorancës.

Në raport thuhet gjithashtu se përfshirja e opozitës në qeveri për të monituruar procesin zgjedhor është praktikë e mirë dhe kjo duhet të ndodhë që nga 1 janari i vitit zgjedhor.

Me një fjalë, raporti i ministrave teknikë të emëruar nga Partia Demokratike për të vëzhguar procesin zgjedhor ka përfunduar dhe tashmë është në duart e zv/kryeministrës, Ledina Mandija, e cila do t’a publikojë ditën e nesërme.

Raporti flet për përdorimin e parave të pista në fushatën zgjedhore, krejt ndryshe nga sa thotë Drejtoria e Përgjithshme për Parandalimin e Pastrimit të Parave. Ministri i Brendshëm ka konstatuar se ky fenomen është vërejtur në shitblerjen e votës nga parti të maxhorancës ose subjekte të lidhura me to.

Tregues për këtë sipas ministrave teknikë është rënia e vlerës së monedhës së euros për të cilën ata rekomandojnë të analizohet në thellësi.

Ministrat teknikë kanë vërejtur përfshirje të pjesëtarëve të Policisë së Shtetit në mbështetje të subjekteve politike dhe kërkojnë fuqimisht nga Prokuroria të nisin ndjekjen penale ndaj tyre. Në Ministrinë e Brendshme kanë mbërritur 484 denoncime në lidhje me veprat penale në lidhje me zgjedhjet.

Ministrat kanë dokumentuar përdorimin e aseteve shtetërore për qëllime elektorale, duke krijuar pabarazi mes forcave politike në zgjedhje si dhe janë përdorur aktivitete elektorale në mjedise publike si shkolla, kopshte etj dhe për këtë ministrat rekomandojnë që këto aktivitete të ndalohen me ligj.

Ministrat gjithashtu kërkojnë hetim nga Prokuroria dhe KLSH për përdorimin e fondeve për mundësimin e aktiviteteve. oranews

Të fundit