Flash News

KRYESORE

Pastroni yndyrnat në gjak me disa ushqime specifike...

Pastroni yndyrnat në gjak me disa ushqime specifike...

Është shumë e rëndësishme që krahas shijes që merrni nga ushqimet që ju përgatisni, t’ju shtoni atyre edhe disa element të shëndetshëm që nuk e humbasin vlerën e shijes, por që japin një rezultat të madh sa i përket pastrimit të yndyrnave në gjak.

Mjafton që ju të hani dy lugë të vogla në ditë me fara chia dhe do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi.

Përpara se t’i konsumoni këto fara që vlejnë shumë për shëndetin tuaj, duhet t’i zhytni pak në ujë dhe me pas meqë nuk kanë aromë mund t’i shtoni në çdo gatim

Farat e chias janë të pasura me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit të mirë dhe kolesterit të keq në gjak, me pak fjalë  ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.

Ndërkohë pasi keni përdorur farat e chia dhe keni eliminuar nga organizmi të gjithë “armiqtë” e njohur, si sheqerit, produktet e mishit dhe produkteve të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës. Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla.

Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse janë të pasura me fibra. Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.

Të fundit