Flash News

KRYESORE

Dalin detaje të reja për atentatin e Shijakut, ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka

Dalin detaje të reja për atentatin e Shijakut, ndaj biznesmenit

Dalin në skenë detaje të reja që lidhen me atentatin e ditës së sotme ndaj biznesmenit Dashamir Gjoka në Shijak. Sipas burimeve bëhet e ditur se ngjarja ka nodhur tek ‘4 rrugët e Shijakut’. Një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të biznesmenit. Raportohet se në automjetin e blinduar udhëtonte Gjoka me gruan dhe fëmijët. Ai po udhëtonte në drejtim të Shijakut. Automjeti i blinduar i biznesmenit u qëllua nga një makinë e cila po ecte paralel me të, sic raporton “news 24”.

Ndërkohë që menjëherë pas atentatit biznesmeni, Gjoka ka shkuar në polici. Uniformat blu janë tashmë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për për identifikimin e llojit të armës të përdorur, si dhe për kapjen dhe identifikimin e autorit.

Dashamir Gjoka rezulton të jetë dënuar dhjetë vjet më parë nga drejtësia italiane për veprat e  shfrytëzimit të prostitucionit dhe trafik njerëzish gjatë 1999 deri më 2001. Në muajn mars atij iu sekuestrua pasuria, por më pas Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e shkallës së parë duke i rikthyer pronat Dashamir Gjokës.

 

 

 

 

 

Të fundit