Flash News

KRYESORE

Rikthimi i vizave? Topalli: Po kërcënohet lëvizja e lirë, Rama e bëri drogën politikë ekonomike

Rikthimi i vizave? Topalli: Po kërcënohet lëvizja e lirë,

Pas publikimit të raportit të policisë dhe prokurorisë hollandeze për ritkhimin e vizave për shqiptarët në zonën “Shengen”, ka reaguar dhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, e cila e konsideron një lajm të zi, kërcënimin që i bëhet lirisë së lëvizjes së shqiptarëve në Europë.

Ndërsa ja ngarkon përgjegjësitë për këtë, qeverisë “Rama” duke e cilësuar atë si shkaktaren kryesore, e cila e ka kthyer drogën në politikë ekonomike.

Statusi i plotë:

Policia Holandeze kerkon kthimin e vizave per shqiptaret.

Sot ne te gjitha mediat eshte shperndare lajmi i kerkeses se Policise Holandeze per kthim te vizave per shqiptaret.

Ky lajm vjen brenda nje muaji, kur Franca terhoqi vemendjen dhe thirri Ministrin e jashtem Shqiptar per te njejten ceshtje.

Kur ne parlament kam paralajmeruar se

rritja e krimit dhe trafiqeve te droges mund te rrezikoje levizjen e lire, i forti i Tiranes permes ministrit te tij te jashtem e perjashtoi me nenqeshje.

Sot liria e levizjes eshte me e kercenuar, dhe kjo do ishte "colpo di grazia" per nje vend ne deshperim, ku 56% e popullsise duan te ikin, sepse nuk shohin perspektive ne token e tyre.

Heqja e vizave ishte nje nder arritjet me te medha te kohes. Ishte endrra e nje populli te izoluar ne dekada.

Lajmi per rrezikun e kthimit te regjimit te vizave eshte i zi.

Pergjegjesia per kete kercenim serioz ka pergjegjes vete PM Rama, qe ka hyre ne histori si i forti i Tiranes, qe drogen e beri politike ekonomike te tij.

Të fundit