Flash News

KRYESORE

Tenisti serb rrëfen historinë e dashurisë me Princeshën Diana

Tenisti serb rrëfen historinë e dashurisë me Princeshën

Ish-tenisti i njohur serb, Sllobodan Zhivojinoviç, sot 52 vjeç, ka rrëfyer marrëdhënien me Princeshën Diana, ku sipas tij ata kanë në një marrëdhënie dashurie sëbashku. Siç rrëfen ai, kjo ka ndodhur në kohën kur Diana ishte ende e martuar me Princin Çarls.

Ish-tenisti serb tregon se marrëdhënia mes tyre nisi në fund të viteve ’80, kur ajo po e ndiqte gjatë një ndeshje në Uimbëlldon. Këtu ishte dhe zanafilla e gjithçkaje, ku më pas u bënë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Zhivojinoviç tregon se si Diana e ndiqte atë nga afër fushës dhe jo nga lozha e VIP-ave, për të qenë më pranë tij.

Duke folur për një gazetë serbe, ai tha se ishte takuar me Princeshën në vitin 1987. “Ajo më pyeti nëse jam tenisti me shërbimin më të shpejtë dhe i thashë ‘po’. Ajo ishte një grua e mrekullueshme. Me të mund të flisja për gjithçka dhe madje edhe gjërat më të vogla ishte fantastike. Nuk dua të flas me detaje pasi ajo nuk është më mes nesh,” tha ai.

Zhivojinoviç u tërhoq në vitin 1992, pikërisht në vitin kur u martua me Lepa Brenën, këngëtaren e famshme serbe.

Të fundit