Flash News

KRYESORE

Tentoi të trafikonte 30 pako marijuanë drejt Italisë, arrestohet shqiptari

Tentoi të trafikonte 30 pako marijuanë drejt Italisë, arrestohet

Ditën e sotme është arrestuar në portin e Igumenicës një 32 vjeçar shqiptar, i cili ka tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme marijuane.

Sipas të dhënave 32 vjeçari po tentonte të trafikonte mbi 23 kilogramë marijuanë drejt shtetit italian.

Gjatë kontrollit në portin e Igumenicës, të riut shqiptar iu gjet lënda narkotike në makinën e tij të ndarë në 30 pako.

Mësohet se arrestimi i shqiptarit dhe sekuestrimi i lëndës narkotike u realizua gjatë operacionit të zhvilluar me ndihmën e qenit të policisë në Igumenicë të quajtur “K9”.

Të fundit