Flash News

KRYESORE

Thaçi- Zv. Presidentit Pence: Partneriteti me SHBA, i rëndësishëm për antarësimin e Kosovës në NATO

Thaçi- Zv. Presidentit Pence: Partneriteti me SHBA, i

Në Podgoricë po mbahet Samiti i Kartës së Adriatikut, ku zëvëndëspresidenti amerikan Mike Pence ka takuar liderët e rajonit,  ai ka patur dhe një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Siç bën të ditur prestigjiozja amerikane “Washington Post”, kreu i shtetit të Kosovës i ka kërkuar zëvendëspresidentin amerikan,  që të mbështesë Kosovën për t’u bërë anëtare e NATO-s.

“Partneriteti me Amerikën është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euroatlantike”, ka thënë Thaçi gjatë takimit.

Më tej artikulli i “Washtingon Post” vijon me zbardhjen e takimit midis Thaçit dhe Pence, ndërsa shkruan se Presidenti i Kosovës i ka garantuar zyrtarit të lartë amerikan, se Kosova do të vijojë të jetë e angazhuar maksimalisht në luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë që zëvendëspresidenti amerikan, Michael Pence ka zhvilluar takime edhe me kryeministrin shqiptar Rama, por edhe liderët e Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi.

Të fundit