Flash News

KRYESORE

Ylli Manjani: Ministrat e LSI-së të dorëhiqen, t’i lihet tepsia atij që i takon

Ylli Manjani: Ministrat e LSI-së të dorëhiqen, t’i lihet
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka kërkuar largimin e ministrave të LSI-së nga qeveria, pas dorëheqjes së paraqitur nga ministrant teknik të PD-së dy ditë më parë. Manjani nëpërmjet një postimi në twiter, ai shkruan se duhen dorëhequr edhe ministrat e LSI-së dhe tepsia t’i mbetet atij që i takon. Ndërkohë që bashkëngjitur me shkrimin, Manjani ka postuar edhe një video, ku shfaqet një qen që ha i vetëm në një pjatë dhe nga “babëzia” e madhe për ta ngrënë të gjithën, rrëzohet. “Edhe ministrat e LSI duhet të dorëhiqen! Madje duhej të ishin dorëhequr... I duhet lënë tepsia atij që i takon... E ka të veten tashmë” shkruan ai në twitter.  

Të fundit