Flash News

KRYESORE

Katalonja shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Spanja: Bashkimi Europian të njoh Republikën e re

Katalonja shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Spanja: Bashkimi Europian
Katalonja do të jetë shteti më i ri në Europë. 70 deputetë votuan pak minuta më parë në favor të pavarësisë nga Madridi, 10 kundër, ndërsa disa parti opozitare bojkotuan seancën. Votimi në Parlamentin katalanas u krye pas fjalimit të kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, i cili  i kërkoi Senatit autorizimin për të shkarkuar presidentin e Katalonjës, Carles Puigdemont dhe të gjithë qeverinë e tij, si kundërshtim ndaj projekteve të tyre për pavarësi. Kryetari i Parlamentit, Carme Forcadell, kërkoi menjëherë pas votimit që Bashkimi Europian të njoh Katalonjën si shtet i pavarur. “Parlamenti i Katalonjës themelon Republikën Katalanese si shtet të pavarur, sovran, demokratik, social dhe nën sundimin e ligjit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të qeverisë. Ditët e fundit situata është rënduar në Spanjë për shkak të kërkesës së Rajoy-t për të aktivizuar artikullin 155, i cili i kalon pushtetet e Katalonjës në duart e Madridit. Ai kërkoi sot shkarkimin e presidentit të rajonit të Katalonjës, të zëvendëspresidentit dhe këshilltareve të qeverisë rajonale, nën duartrokitjen e senatorëve, pjesa më e madhe anëtarë të partisë së tij. Kryeministri theksoi gjithashtu se objektivi ishte mundësimi i zgjedhjeve rajonale brenda gjashtë muajve. Vendimi i deputetëve katalanas vjen pas referendumit të zhvilluar më 1 tetor, kur 90% e pjesëmarrësve në votim u shprehn pro pavarësisë nga Spanja. Një nga kushtet që duhet të plotësojë një shtet që të konsiderohet i pavarur është njohja nga shtetet e tjera. Deri më tani asnjë kancelari nuk ka shprehur publikisht mbështetjen për pavarësinë e Katalonjës, ndërkohë Bashkimi Europian, SHBA dhe Rusia janë shprehur në favor të integritetit të Spanjës.      

Të fundit