Flash News

E-TJERA

Hulumtimi/ Rriten me 40% kërkesat për azil në Irlandë, shqiptarët ua kalojnë vendeve në luftë

Nga Irgis Hysenaj Pas Gjermanisë, Francës dhe Hollandës, shteti i Irlandës është shndërruar në një tjetër destinacion për azilkërkuesit shqiptar, të cilët të pakënaqur me kushtet e jetës qe ofrohen në Shqipëri, kërkojnë mundësi më të mira për të ardhmen e tyre. Të dhënat e siguruara nga Politiko.al përmes Zyrës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Irlandës tregojnë se në vitin 2018 ka pasur një rritje afërsisht me 40% të azil-kerkuesve shqiptarë krahasuar me vitin 2017 [shiko 10 grafiket me poshtë]. Në gjuhën e shifrave, në 2017 aplikuan 1158 shtetas nga Shqipëria, ndërsa në 2018 kërkuan azil 1554 deri në muajin Tetor. Pyetur lidhur me arsyet që paraqesin shqiptarët, përfaqësuesja e Këshillit të Refugjatëve, Karoline Reid u shpreh se ligji vendas nuk e lejon publikimin e tyre por nuk mohoi se gjakmarrja, arsyet ekonomike dhe përndjekjet politikë janë argumentat më të shpeshta. Interesant është fakti se shqiptarët lënë pas edhe vende të tilla në luftë, si: Pakistani, Nigeria apo Zimbabve, ndërsa para qëndrojne vetëm sirianët dhe gjeorgjianët. Trendin e shqiptarëve për tu larguar nga vendi drejt Europës Perëndimore e konfirmoi edhe një sondazh i ‘Gallup’, që konfirmoi se 79% e të anketuarve të grup-moshës nga 15-29 vjeç duan të braktisin vendin. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura.  

Aplikimet Janar 2018 dhe 2017

Aplikimet Shkurt 2018 - Shkurt 2017

Aplikimet Mars 2018 - Mars 2017

Aplikimet Prill 2018 - Prill 2017

Aplikimet Maj 2018 - Maj 2017

Aplikimet Qershor 2018 - Qershor 2017

Aplikimet Korrik 2018 - Korrik 2017

Aplikimet Gusht 2018 - Gusht 2017

Aplikimet Shtator 2018 - Shtator 2017

Aplikimet Tetor 2018 - Tetor 2017

Të fundit