Flash News

KRYESORE

Humb jetën 35 vjeçari, bie në kontakt me energjinë elektrike

Humb jetën 35 vjeçari, bie në kontakt me energjinë

Ka rezultuar fatale për jetën e një 35 vjeçari kontakti që ka pasur me energjinë elektrike. Viktima është 35 vjeçari me inicialet B.K banues në Bathore.

Ndërkohë që në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ishte duke punuar për studimin dhe matjen e nivelit të ujit në fshatin Domje. 35-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në spitalin e Tiranës.

Njoftimi i policisë

Më datë 16.08.2017, në fshatin Domje, shtetasi B.K, vjeç 35, banues në Bathore, duke punuar për studimin dhe matjen e nivelit të ujit, ka patur kontakt me energjinë elektrike, ku ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit