Flash News

KRYESORE

Humb jetën 51 vjeçarja në Lushnje, u masakrua nga bashkëshorti me sende të forta

Humb jetën 51 vjeçarja në Lushnje, u masakrua nga

Ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Plug të Lushnjës, ku Tajar Kazanxhi goditi me sende të forta bashkëshorten e tij, 51 vjeçaren, N. Kazanxhi, ka rezultuar tragjike. 51 vjeçarja pas plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë, e për pasojë ka humbur jetën në spitalin e Lushnjes.

Njoftimi i policisë:

Në datën 18.08.2017, rreth orës 18:15, në fshatin Plug, shtetasi Tajar K., 55 vjeç, në banesë ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen N.K, 51 vjeçe, e cila pasi u shtrua në gjendje të rëndë shendetësore në Spitalin Lushnje, me pas humbi jeten, raporton policia.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje, autorin e dyshuar, shtetasin Tajar K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.

Të fundit