Flash News

KRYESORE

Humb jetën në ujërat detare shqiptare turistja zviceriane, ishte nisur me kanoe nga Porto Palermo

Humb jetën në ujërat detare shqiptare turistja zviceriane, ishte

Ishte nisur nga Shqipëria me kanoe dhe u gjet e vdekur në Greqi pas disa orë kërkimesh. Një turiste 52-vjeçare nga Zvicra ishte nisur nga Porto Palermo së bashku me një 62-vjeçar për të shkuar drejt bregdetit të Borshit me kanoe.

Por, rryma e fortë u ndryshoi atyre drejtimin dhe u shpallën të humbur për disa orë. Autoritetet shqiptare vunë në dijeni edhe policinë kufitare  greke duke u kërkuar ndihmë për gjetjen e turistëve.

Në kërkime u angazhuan edhe grekët, të cilët pas disa orësh gjetën pranë Korfuzit 62-vjeçarin në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa, gruaja 52-vjeçare u gjet e pavetëdijshme dhe u dërgua në spitalin e Korfuzit, ku dhe u shpall e vdekur. Për kërkimin e dy turistëve u angazhuan tre anije kërkimi që patrullonin në ujërat pranë ishullit të Korfuzit dhe në ujërat shqiptare, si dhe një helikopter. Pavarësisht kërkimeve intensive, fatkeqësisht 52-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.

 

Të fundit