Flash News

KRYESORE

Humb jetën nga Covid-19 një punonjës i Komisionit Evropian, reagon von der Leyen

Një punonjës i Komisionit Evropian ka humbur jetën pasi u infektua me virusin Covid-19.

Në një reagim në rrjetet sociale, presidentja e KE, Ursula von der Leyen shkruan se punonjësi ka qenë pjesë e Departamentit të Kërkimit dhe Inovacionit, dhe Agjencisë Ekzekutive të Këshillit të Kërkimit Europian (ERCEA).

“Jam jashtëzakonisht e trishtuar të njoftoj për vdekjen e një anëtari të përkushtuar të stafit të Komisionit, i cili ishte sëmurë me COVID-19. Unë i përcjell ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij, dhe mendimet e mia janë gjithashtu me kolegët e tij nga ERCEA dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Kërkimit dhe Inovacionit”, shkruan Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Të fundit