Flash News

KRYESORE

Humb jetën nga Covid-19 zyrtari i parë në qeverinë serbe

Humb jetën nga Covid-19 zyrtari i parë në qeverinë serbe

Një zyrtar i qeverisë serbe ka humbur jetën pasi u infektua me virusin COVID-19.

Sipas mediave vendase, humbi jetën sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit në Serbi, Branisllav Bllazhiç, i cili njihej edhe si politikani i krahut të djathtë dhe bashkëthemelues i Partisë Progresive.

Ai ka mbajtur detyrën e ministrit të Mjedisit në fund të vitit 1990.

Serbia ka raportuar deri tani mbi 1,060 raste të prekura me virus dhe pothuajse 30 viktima.

Bllazhiç ishte nga Kikinda, që konsiderohet si qyteti i epiqendrës së epidemisë së coronavirusit në Serbi.

Të fundit