Flash News

KRYESORE

Humb jetën nga koronavirus një shqiptar në New York, 10 të tjerë të infektuar

Humb jetën nga koronavirus një shqiptar në New York, 10 të

New Yorku është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëkohësisht aty jetojnë edhe shumë shqiptarë që janë zhvendosur për emigrim.

Në një lidhje me Skype me News 24, gazetari Ani Elezi bëri me dije se në mesin e viktimave nga koronavirusi  është një shtetas shqiptar.

Gazetari raportoi se viktima është një 61 vjeçar nga Dibra e madhe dhe se të infektuar janë edhe 10 shtetas të tjerë shqiptarë.

SHBA raporton rreth 4 mije shtetas të prekur nga virusi vdekjeprurës si dhe dhjetra të vdekur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe anëtarë tjerë të administratës po përpiqen të zbutin panikun, pasi raftet e dyqaneve në mbarë vendin po boshatisen nga frika e izolimit.

Të fundit