Flash News

KRYESORE

Humb jetën një tjetër person nga Covid-19, 43-vjeçari nga Kavaja regjistron viktimën e katërt në Shqipëri

Humb jetën një tjetër person nga Covid-19, 43-vjeçari nga

Një tjetër person ka ndërruar jetë sot nga covid-19, duke e çuar në katër numrin e viktimave në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një 43-vjeçar nga Kavaja, i cili ishte i shtruar në terapi intensive në spitalin Infektiv. Sipas MSH viktima veç obezitetit, nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Pas ngjarjes së mëngjesit të sotëm, vjen edhe reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.

Pas rëndimit të gjendjen gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes”, thuhet në njoftimin e parë të MSH.

Po ashtu, mbrëmë humbi jetën edhe një 71-vjecar nga Kuçova, i cili gjithashtu vuante edhe nga disa sëmundje të tjera.

Viktimat e tjera janë 73 vjecare nga Durrësi dhe një 66 vjecar nga Lushnja.

Të fundit