Flash News

KRYESORE

Humb jetën një tjetër person nga Covid-19 në Shqipëri, rritet numri i të infektuarve

Humb jetën një tjetër person nga Covid-19 në Shqipëri,

Humb jetën nga covid-19 një tjetër person në Shqipëri duke e çuar në 33 numrin total të viktimave.

Sipas MSH, një 69-vjeçar nga Tirana humbi jetën mëngjesin e sotëm i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv.

Po ashtu, në 24 orët e fundit ka patur rritje të numrit të të prekurve,  25 raste të reja.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve një pacient 69-vjeçar nga Tirana, me inicialet S.K., i cili po trajtohej në terapi intensive në spitalin infektiv. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.  Që nga fillimi epidemisë, 33 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19.

Në 24 orët e fundit kemi sërish shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 17 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Janë testuar 173 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 25 raste pozitive. Më konkretisht janë 24 të prekur në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Ndër rastet e reja janë 15 të prekur në një call-center, kontakte të një rasti pozitiv të identifikuar dy ditë më parë. Po vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë.

Ne 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1029. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 193 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër”, shprehet Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Të fundit