Flash News

KRYESORE

Humb kontrollin e motorçikletës, 25-vjeçari niset me urgjencë drejt Tiranës

Humb kontrollin e motorçikletës, 25-vjeçari niset me

Një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Pukë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën kryesore, në vendin e quajtur "Ura e Karatit".

Shtetasi me iniciale Ç. B. është rrëzuar me motoçikletë tek kthesa e rezervuarit.

25 vjeçari, banues në fshatin Qerret, ndodhet në Spitalin e Pukës në gjendje të rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit