Flash News

KRYESORE

Humb në Karaburun një çift hungarezësh, policia: Kërkuan ndihmë me celular, më pas rezulton i fikur

Humb në Karaburun një çift hungarezësh, policia:

Prej pasdites së djeshme, një çift turistësh nga Hungaria ka humbur kontaktet, pasi kanë qenë duke vizituar zonën e Karaburunit në Vlorë.

Sipas policisë, çifti përkatësisht 35 dhe 40 vjeç dyshohet se ka humbur rrugën, dhe pasi kërkuan ndihmë me celular, ky i fundit rezulton i fikur më pas.

“Dje rreth orës 20:00, jemi njoftuar se në zonën e Karaburunit dyshohet se kanë humbur rrugën një çift hungarezësh.

Automjeti i cili është marrë me qira nga ana e tyre ndodhet i parkuar pranë zyrave të zonave të mbrojtura, Vlorë.

Ata janë rreth moshës 35 – 40 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet celularit i cili rezulton i fikur më pas.

Janë ngritur grupe kërkimi nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Policia Kufitare Vlorë nëpërmjet mjeteve lundruese dhe Repartit Delta. Po punohet për gjetjen e tyre”, njofton policia.

Të fundit