Flash News

KRYESORE

“Humba avionin për dy minuta”, kush janë pasagjerët që i shpëtuan tragjedisë ajrore

Dy pasagjerë i kanë shpëtuar vdekjes pasi humbën fluturimin fatal të ‘Ethiopian Airlines’, ku të gjithë pasagjerët, përfshirë dhe ekuipazhin, humbën jetën menjëherë pas rrëzimit.

Antonis Mavropoulos e humbi fluturimin vetëm se mbërriti vonë në aeroport. Ai shprehet se ishte 2 minuta me vonesë dhe nuk u lejua që të hipte në bord.

“Isha i nevrikosur që nuk më lanë të futesha në avion”, tha ai, duke treguar se zemërimi i tij u zhduk, pasi zbuloi  se Boeing 737 MAX ishte rrëzuar, 6 minuta pas nisjes së fluturimit.

“Jam mirënjohës që jetoj dhe që kam shumë miq që më bëjnë të ndjej dashurinë  e tyre”, shprehu ndër të tjera ai në Facebook.

Mavropoulos nuk ishte i vetmi pasagjer që kishte të dielën, ditën me fat. Ahmed Khalid gjithashtu humbi fluturimin drejt Nairobit.

Të fundit