Flash News

KRYESORE

“Humba babain kur isha 11 muajshe”, Luana tregon për herë të parë historinë e saj të dhimbshme

“Humba babain kur isha 11 muajshe”, Luana tregon për herë

Luana Vjollca është një nga moderatoret më seksi në Shqipëri dhe po ashtu ndër më të komentuarat në mediat rozë. Kësaj radhe kanë shkruar dhe mediat e huaja.

Në një intervistë të gjatë për ‘Revistën Onn’, Luana ka treguar për fillimet e saj në rrugën e televizionit si dhe ka treguar për humbjen e babait në moshë fare të vogël.

Shkrimi për moderatoren e Top Channel nis kështu:

“Luana Vjollca është një vajzë me shumë talente. Jo vetëm një këngëtare e famshme, por ajo është pjesë e modelimit, prezantimit dhe gjithashtu edhe produksionit. Tani, ajo është gati për disa projekte të reja në muzikë, fushë të cilën ajo e dashuron shumë.” 

Ajo ka treguar për vështirësitë e nënës saj, e cila ka rritur e vetme katër vajza:

“Kushdo mundohet të krijojë mundësi për veten. Jam krenare që kam mundur të siguroj diçka për familjen time që në moshë të vogël. Unë e kam humbur tim atë kur isha 11 muajsh, kështu që nënës time i është dashur të na rrisë e vetme, mua dhe 3 motrat e mia”.

Linku ku mund të lexoni intervistën: https://onn.network/2018/05/21/the-charismatic-luana-vjollca-a-self-made-woman-through-talent-and-hard-work/

Të fundit