Flash News

KRYESORE

Humbën gjatë natës në Mallakastër, shpëtohen nga policia dhe banorët e zonës turistët italianë

Humbën gjatë natës në Mallakastër, shpëtohen nga

Katër turistë italiane, mes tyre dy fëmijë dhe gruaja shtatzënë humbën për disa orë gjatë natës, duke eksploruar Mallakastrën.

Pasi kërkuan ndihmë, ata u gjetën dhe u shpëtuan nga policia dhe banorë të zonës në gjendje të mirë.

“Policia e Mallakastrës dhe banorë të zonës së Rabijes u vijnë në ndihmë turistëve italian.

Një familje italiane të cilët kishin ardhur për turizëm në Shqipëri, duke eksploruar vendin tonë kanë humbur rrugën gjatë natës dhe kanë kërkuar ndihmën e policisë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër janë vënë në kërkim të turistëve dhe pas disa orë kërkimesh, turistët italian (burri, gruaja shtatzënë dhe 2 fëmijët) u gjetën në kushte të mira shëndetësore dhe momentalisht ndodhen në banesën e një banori të zonës i cili i mirëpriti ata në shtëpinë e tij”, sqaron policia.

Të fundit