Flash News

KRYESORE

Humbën jetën 76 persona, Trump viziton qytetin e rrënuar nga zjarret

Humbën jetën 76 persona, Trump viziton qytetin e rrënuar nga

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka vizituar vatrën e shkatërrimeve që kanë lënë pas zjarret më të fuqishme në historinë e Kalifornisë. 76 persona mbetën të vdekur nga zjarri “Camp Fire” në veri të këtij shteti dhe mbi 1200 janë zhdukur.

Nga qyteti i rrënuar, Paradise, presidenti e përshkroi skenën si pamje që të ngjall trishtim. “Them se nuk do të kemi më situatë të këtij niveli”, u shpreh ai.

Ekspertët thonë se kushtet e motit, ndryshimet klimaterike dhe lëvizjet e popullatës duhen konsideruar si shkaktarët kryesorë të zjarreve të tilla pyjore.

Shumë njerëz janë sëmurur pas përhapjes së një virusi në strehat e përkohshme, ndërsa cilësia e ajrit në Kaliforni në këto momente është listuar si më e keqja në botë.

Të fundit