Flash News

KRYESORE

Humbën jetën në aksident, familja e shuar me 4 anëtarë po kthehej pasi festuan ditëlindjen e vajzës

Humbën jetën në aksident, familja e shuar me 4 anëtarë

Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë në orët e vona pranë rrethrrotullimit të TEG në Tiranë.

Si pasojë, katër anëtarë të familjes Bibaj humbën jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit A. Aliaj ndodhet në spital në gjendje të rëndë, një i afërt i familjes.

Mësohet se familja po kthehej nga Elbasani për në Tiranë pasi kishin festuar ditëlindjen e një prej vajzave.

Shkak i aksidentit, sipas informacionit paraprak dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara. Mjeti i tyre u përplas fillimisht me bordurat anësore dhe më pas është përmbysur duke shuar familjen me 4 anëtarë.

Të fundit