Flash News

KRYESORE

Humbet në Pogradec 12-vjeçarja gjermane, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Humbet në Pogradec 12-vjeçarja gjermane, policia kërkon

Një vazjë 12-vjeçare nga Gjermania ka humbur në qytetin e Pogradecit, ku ndodhej me pushime së bashku me familjen e saj.

Në komisariatin e policisë së Pogradecit ka bërë denoncim 37-vjeçari me iniciale V.F. nga Pogradeci, i cili është me pushime në vendin tonë së bashku me bashkëshorten e tij gjermane Florentina Meyer.

Ai denoncoi se vajza 12-vjeçare e gruas së tij është larguar dhe nuk po e gjejnë. 12-vjeçarja është e gjatë 155 cm, ka flokët ngjyrë të çelur dhe sytë bojëqielli. Ditën kur humbi, ajo ka qenë e veshur me një bluze ngjyrë gri, atlete ngjyrë të zeza, me mbishkrimin “Adidas”, si edhe një palë pantallona të shkurtra.

Policia e Pogradecit kërkon ndihmën e qytetarëve që të japin informacion nëse kanë dijeni për vendndodhjen e vajzës.

Policia thekson se 12-vjeçarja komunikon vetëm në gjuhën gjermane dhe nuk zotëron asnjë gjuhë tjetër.

Komisariati i Policisë së Pogradecit ka vënë në dispozicion edhe numrat e telefonit 0694110226 dhe 0694110229.

Të fundit