Flash News

KRYESORE

Humbi 6 familjarë nga tërmeti, rrëfimi rrëqethës i banorit nga Thumana: Jetoj kot, s’më duhet gjë jeta

Humbi 6 familjarë nga tërmeti, rrëfimi rrëqethës i

Thumana, një zonë e Krujës është më e prekura sa i përket bilancit të viktimave nga tërmeti i së martës që goditi Shqipërinë.

Nga shembja e pallateve janë shuar familje dhe deri tani numërohen 25 viktima që nxorën të pajetë nga rrënojat.

Sadri Cakoni, është një prej personave që e ka pllakosur fatkeqësia, pasi tërmeti i mori pabesisht 6 familjarë e të afërm të tij.

Ai nuk jetonte në Shqipëri kur ra tërmeti, por sapo ka mësuar lajmin e kobshëm është kthyer menjëherë dhe me lot në sy ndan dhimbjen e tij, pasi humbi motrën, vëllain, nipa e mbesa.

“Jetoj kot,  s’ më duhet jeta ma. Nuk e di sa njerëz mund të kem pjesëtarë të familjes. Shoh vëllezërit nga Kosova e Greqia që të na lehtësojnë dhimbjen, por është e madhe dhe po humbim logjikën.

Janë nën rrënoja akoma duhet të jenë 6 ose shtatë të vdekur. Është shuar një familje, më ka ngel vetëm një dhëndër me dy nipat, humbën jetën motra, mbesa, nuse nipi, një vëlla, nuk po di me numëru më. Gjatë tërmetit nuk kam qenë në Shqipëri, por jashtë. Tërmeti i pabesë herët në mëngjes, nuk po më mbajnë më gjunjët e po më bie tensioni”, shprehet me zërin që i dridhet Cakoni.

Të fundit