Flash News

KRYESORE

Humbi banesën pas tërmetit, familja Luri në Tiranë hyn në shtëpinë e re; një punë edhe për djalin e shtëpisë

Humbi banesën pas tërmetit, familja Luri në Tiranë hyn

Familja e Dallëndyshe Lurit, e cila u godit nga tërmeti i 26 nëntorit e humbi strehën, sot është sistemuar në një shtëpi me qira.

Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Dallëndyshes dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, përfitojnë nga Bashkia e Tiranës bonusin e qirasë.

Kreu i Bashkisë Erion Veliaj tha falë bonusit të qirasë, familjet e prekura nga tërmeti nuk kanë ndryshuar as ekosistemin ku jetojnë.

“E mira e kësaj gjëje është se të gjithë vazhdojnë jetën normalisht. Gruaja shkon në punë, djali në kopësht. Ekosistemi i jetës normale nuk ka lëvizur. Edhe ne kjo gjë na jep një komoditet, që mos i bëjmë me ngut këto ndërtesat e reja. Dhe kemi gjithë kohën e nevojshme për t’i thënë inxhinierëve kryeni këto testet e betonit, të hekurit, që pastaj të marrim një vendim dhe mos t’i bëjmë gjërat me ngut”, deklaroi Veliaj.

Ndërkaq, një lajm i mirë është edhe për djalin e shtëpisë, i cili është i papunë.

Kryebashkiaku Veliaj siguroi punësimin e tij në flotën e re prej 300 taksish elektrike që do të qarkullojë në kryeqytet.

“Sapo kemi marrë një aplikim në Tiranë për 300 taksi elektrike, ata janë duke propozuar 300 shoferë për taksi elektrike. Pas vendimit që morët ju në fund të vitit që e bëtë taksën zero për mjetet elektrike që janë me zero ndotje është shtuar shumë interesi edhe për autobusë, edhe për taksi”, tha Veliaj.

Të fundit