Flash News

KRYESORE

Humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme, ndahet parakohe nga jeta regjisori Bekim Lumi

Ndahet nga jeta regjisori i njohur dhe profesori i njohur i Fakultetit të Arteve në Prishtinë, Bekim Lumi.

Shkak për vdekjen e tij të parakohshme është bërë një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme nga e cila vuante prej dy vitesh.

Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur aktori i njohur Neritan Liçaj.

“RIP i dashur Bekim Lumi, qofsh i parajsës”, shkruan Neritan Liçaj pak minuta më parë në rrjetet sociale.

Lumi numëron dhjetëra shfaqje të vëna në skenë.

Në 20-vjetorin e krijimtarisë së tij artistike, regjisori Lumi, në qershor të këtij viti dha premierën e shfaqjes së tij të fundit “Arturo Ui”, që erdhi në përvjetorin e 120-të të lindjes së autorit të saj, Bertolt Brecht.

Të fundit