Flash News

KRYESORE

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta akademiku i njohur Kolec Topalli

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare akademiku dhe profesori i njohur Kolec Topalli. Profesori i njohur humbi betejën me një sëmundje të rëndë, duke bërë që mbrëmë të mbyllë sytë përgjithmonë.

“Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare”, njofton Akademia e Shkencave

Kolec Topalli ishte anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë pranë ASA, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare.

Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli të mbahen në Akademinë e Shkencave më 25 Maj 2018, nga ora 10.00-11.00 në qytetin e Shkodrës.

 

Të fundit