Flash News

KRYESORE

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike

Ndahet nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ismet Ferizaj.

I njohur edhe si një ish-themelues i PD dhe ish-deputet në Kavajë, Ferizaj u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të pashërueshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë familjarët e ish-deputetit, përmes rrjeteve sociale.

Kujtojmë se Ismet Ferizaj përpara pak muajsh u nderua nga Bashkia e Kavajës me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i Kavajës.

Ai ka qenë deputet dhe themelues i Partisë Demokratike në vitet 1992-1997, themelues i shtypshkronjës së parë në Kavajë “Gutenberg”, si dhe ish-drejtor i shkollës ‘3 Dëshmorët’.

Të fundit