Flash News

KRYESORE

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-kreu i PD në Tiranë

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta ish-kreu

Është ndarë nga jeta, Perikli Dhales i njohur si ish-kreu i PD për njësinë numër 8 në Tiranë, njëherësh futbollist dhe kampioni i klubit ‘Tirona’.

Lajmin e trishtë e kanë shpërndarë miqtë e tij në rrjetet sociale, ku njoftojnë se varrimi bëhet sot në Tufinë.

“Miq! Ju njoftoi se, pas nje semundje te rende dhe teper akute u nda nga jeta, PERIKLI DHALES, futbollisti dhe kampioni i klubit Tirona, por dhe ish-Kryetar i PD njesia 8!

Varrimi behet sot, e Enjte, ora 17:00 ne varrezat e Tufines.

Ngushellime te sinqerta bashkeshortes se tij Donika dhe dy djemve Frenklit & Hertit! Te qofte dheu i lehte e u prehsh ne paqe, Pere!”, shkruajnë miqtë në ‘facebook’.

Të fundit