Flash News

KRYESORE

Humbi djalin e vetëm në aksident, deputeti i PS ngushëllon mikun e ngushtë: Burrat si ti dinë të qëndrojnë

Humbi djalin e vetëm në aksident, deputeti i PS ngushëllon mikun

Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu ka ngushëlluar mikun e tij të ngushtë, pasi ky i fundit humbi tragjikisht djalin e tij të vetëm në një aksident automobilistik.

Përmes një statusi në facebook, Ndreu ngushëllon mikun e tij Misin Vladi me fjalë prekëse, ndërsa e cilëson si një burrë që di të qëndrojë e të përballojë dhimbjen e madhe.

“Dhimbje pafund per Klodianin, djalin e vetem te mikut tim te shtrenjte Misin Vladi i cili vdiq tragjikisht ne aksident. Zoti ju dhashte force miku im. Ja dedikova kete status ketij njeriu qe per disa vite pune ne Paskuqan e Kamez ka qene nje nder njerezit me me vlere e me burre qe kam njohe. Sot ishim keq dhe ne, qindra miq e shoke qe ishim ne percjelljen e birit tend te shtrenjt. Burrat si ti dine te qendrojne ! Ngushellime pafund miku im i shtrenjt dhe i mire Misin Vladi !”, shkruan Ndreu.

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu, duke hyre ne nje mbledhje te grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar ne lidhje me Asamblene qe do te mbahet pas disa ditesh.

Të fundit